Krijimi i telefonit vetëshkatërrues

Smartphoni i ri nga kompania Boeing nuk nxjerr jashtë sekrete

Browseri Mozilla Firefox i ri

Nje update i shumepritur nga browseri Mozilla

Krijimi si sot i kompanisë id Software

Para 23 vjetësh John Romero dhe John Carmack krijuan id Software.

HTC së shpejti hedh ne treg një smartphone të ri

HTC duket se do jetë kompania e parë që do prezantojë një smartphone high-end në 2014.

Zynga planifikon te blejë NaturalMotion

Kompania amerikane Zynga,e njohur për lojërat e saj ne facebook ...

Monday 3 March 2014

Krijimi i telefonit i cili vetëshkatërrohet

Për të gjithë ata që mbajnë më shumë sekrete se sa një agjent sekret, smartphoni i ri nga kompania Boeing duket si zgjidhja më e mirë.
Ky telefon do të krijohet për agjensitë shtetërore dhe për ata që duan të jenë ekstremisht të sigurt. 
E vërteta është se ky telefon nuk do të digjet, as nuk do të eksplozohet, por në çdo përpjekje për tu futur në sistem, do të shuaj automatikisht të gjitha të dhënat. 
Deri tani shumë pak detaje janë dhënë nga kompania për këtë telefon dhe dalja e tij në treg pritet këtë verë.

Wednesday 5 February 2014

Gati Mozilla Firefox 27.

Mozilla nxorri sot versionin 27 të browserit të njohur Firefox i cili solli disa
ndryshime te Firefox Social Api që tani ka bookmarking tool Delicious dhe shërbimin
muzikor indian Saavn.
Firefox Social Api ka si qëllim të disponojë shërbime të rrjeteve sociale si chat
apo faqe me lajme te cilat dalin si pop up dhe janë paraqitur për herë te parë në 2012.
Gjithashtu në këtë version u shtua: mbështetja te protokolli Google SPDY 3.1 dhe
versionet 1.1 dhe 1.2 të Transport Layer Security (TLS).
Për sa i përket versionit mobile, Mozilla ndërroi fontin e parazgjedhur me një më të lexueshëm.

Seagate përgatit hard disc të ri 6TB.

Sipas disa të dhënave Seagate do hedhi në treg, në tremujorin e dytë të këtij viti një hard disc të ri 6 terabyte.
Ky hard disc do jetë pjesë e serisë Constellation
ES.3 Megalodon dhe do jetë 3.5 inch.Nuk dihet akoma në qoftë se do jetë SATA apo SAS interface.
Do ketë 6 platters nga 1000 GB secili por gjer tani s'është bërë i ditur akoma çmimi.

Sunday 2 February 2014

Si sot është krijuar id Software

Para 23 vjetësh John Romero dhe John Carmack krijuan id Software, kompaninë që specializohej në lojërat FPS.
Kompania u bë e njohur me lojërat e saj Doom dhe Quake,
dhe qe ajo që lançoj e para teknologjine 3D te video lojërat.
Loja e parë që lançuan ishte Commander Keen, e cila ishte shareware (falas). Më vonë
punuan në zhvillimin e një game engine që të bazonin atje lojërat e ardhshme të kompanisë.
Pas një viti Doom hodhi në treg Wolfenstein 3D (1992) e më vonë Doom(1993) e Quake(1996).
Doom ka patur edhe dy vazhdime në 1994 dhe 2004 kurse Doom 4 është në zhvillim që nga 2008.
id Software e la të lirë kodin  e game engine-it kështu që secili mund të zhvillonte pistat e tij.
Lojëra të tjera të kësaj kompanie janë: Heretic dhe Hexen.
Në 2009 id Software është blerë nga ZeniMax Media dhe vazhdon punën e saj deri sot.

Friday 31 January 2014

Zynga planifikon te blejë NaturalMotion

.
 Kompania amerikane Zynga,e njohur për lojërat e saj ne facebook si Farmville dhe Zynga Poker planifikon te blejë NaturalMotion nje studio video lojërash e bazuar në Britaninë e Madhe.
Çmimi që do të paguaj Zynga do jetë diku te 527 milion dollarë, nga te cilat 391 milion do jenë cash kurse të tjerat aksione.
Aksionet e saj vlejnë 3.56 dollare për aksion, gjë që e çon çmimin e tyre te 142 milion dollarë.
Gjithashu Zynga do heqi nga puna 314 punonjës ose 15% te forcës së saj punëtore. NaturalMotion ka bërë lojërat CSR Racing dhe Clumsy Ninja të cilat kanë shumë përdorues.
Duhet të themi se Zynga ka pësuar rënie te madhe të përdoruesve të saj që nga viti i kaluar. Kjo rënie llogaritet diku tek 50%.

Thursday 30 January 2014

Lenovo blen Motorola Mobility nga Google


 Një tjetër blerje të madhe bën kompania kineze Lenovo pak ditë blerjes të sektorit të serverave x86 te IBM-së.Këtë herë bëhet fjalë për Motorola Mobility nga Google.
Lajmi është konfirmuar nga baskëthemeluesi i Google Larry Page i cili ka bërë te ditur se shuma e paguar nga Lenovo është $2.91 miliard dollarë.
Google kishte blerë Motorolën ne Gusht te 2011 me shumën astronomike te 12.5 miliard dollarëve.Që prej asaj date të vetmit produkte të lançuar kanë qënë Moto X dhe Moto G smartphones.


Saturday 25 January 2014

Përdorimi i teknologjisë tek sportet


 Edhe pse shumë persona besojnë se teknologjia ndikon negativisht tek e quajtura magjia e sporteve, e vërteta është se përdoret shumë, dhe sipas specialistëve e ardhmja e sportëve do të jetë e varur nga teknologjia.
Vitet e fundit, me sensorët e përdorur në futboll, tenis, duket se nuk ka më diskutime për sa i përket gabimeve të arbitrave, por dhe në transmetimin ku tenologjia 3D ose kamerat e vendosura tek trupi i atletëtëve e bëjnë spektatorin të përjetoj një eksperiencë më reale, duke rritur numrin e spektatorëve dhe gjithashtu të ardhurat për industrinë e sporteve.




                                                                                

Saturday 18 January 2014

HTC së shpejti hedh ne treg një smartphone të ri

 HTC duket se do jetë kompania e parë që do prezantojë një smartphone high-end në 2014.
Sipas Bloomberg, modeli i ri i serisë One do të prezantohet ne fund te muajit Shkurt pak ditë para fillimit të Mobile World Congress, ku kompanitë prezantojnë modelet e reja te smartphone-ve.HTC ndjek të njëjtën strategji me vitin 2013 , pasi dhe vjet prezantoi HTC One në të njëjtën periudhë.
Smartphoni i ri do kete ekran 4.7 inç me rezolucion 1920x1080 dhe proçesor Snapdragon 805.Kamera do bazohet në teknologjinë UltraPixel te cilën e përdor dhe Toshiba. Gjithashtu për ata që nuk u pëqen të ndërrojnë kartat SIM, smartphoni do ketë dual SIM port. Me këtë pajisje duket qartë se HTC do të konkuroj në tregun e vështirë të smartphonave.

Gati tabletat e para me Firefox OS

 Kompania Taivaneze Foxconn, ka dërguar tek Mozilla tabletat e prodhuara prej saj për të testuar sistemin e operimit Firefox OS.Këto dy kompani janë në bashkëpunim prej disa muajsh dhe përgatiten për te hedhur në treg këtë produkt të ri.
Gjithashtu u bë e ditur se kjo tabletë do ketë këto karakteristika: ekran 10 inch,rezolucion 1280x800 pixel, 2 GB RAM , 16 GB hard disk, dhe Wi-Fi 802.11 b/g/n.
Të dhënat specifike për procesorin dhe kapacitetin e batarisë nuk janë publikuar, por dicka e tillë është jo e rendësishme. 
Akoma s'është bërë e ditur data e daljes në treg të kësaj tablete por Mozilla punon instektivisht për të përmirësuar sistemin e saj te operimit.