Thursday 30 January 2014

Lenovo blen Motorola Mobility nga Google


 Një tjetër blerje të madhe bën kompania kineze Lenovo pak ditë blerjes të sektorit të serverave x86 te IBM-së.Këtë herë bëhet fjalë për Motorola Mobility nga Google.
Lajmi është konfirmuar nga baskëthemeluesi i Google Larry Page i cili ka bërë te ditur se shuma e paguar nga Lenovo është $2.91 miliard dollarë.
Google kishte blerë Motorolën ne Gusht te 2011 me shumën astronomike te 12.5 miliard dollarëve.Që prej asaj date të vetmit produkte të lançuar kanë qënë Moto X dhe Moto G smartphones.


0 comments:

Post a Comment

Do të komentosh?
Ok jepi...