Krijimi i telefonit vetëshkatërrues

Smartphoni i ri nga kompania Boeing nuk nxjerr jashtë sekrete

Browseri Mozilla Firefox i ri

Nje update i shumepritur nga browseri Mozilla

Krijimi si sot i kompanisë id Software

Para 23 vjetësh John Romero dhe John Carmack krijuan id Software.

HTC së shpejti hedh ne treg një smartphone të ri

HTC duket se do jetë kompania e parë që do prezantojë një smartphone high-end në 2014.

Zynga planifikon te blejë NaturalMotion

Kompania amerikane Zynga,e njohur për lojërat e saj ne facebook ...

Wednesday 5 February 2014

Gati Mozilla Firefox 27.

Mozilla nxorri sot versionin 27 të browserit të njohur Firefox i cili solli disa
ndryshime te Firefox Social Api që tani ka bookmarking tool Delicious dhe shërbimin
muzikor indian Saavn.
Firefox Social Api ka si qëllim të disponojë shërbime të rrjeteve sociale si chat
apo faqe me lajme te cilat dalin si pop up dhe janë paraqitur për herë te parë në 2012.
Gjithashtu në këtë version u shtua: mbështetja te protokolli Google SPDY 3.1 dhe
versionet 1.1 dhe 1.2 të Transport Layer Security (TLS).
Për sa i përket versionit mobile, Mozilla ndërroi fontin e parazgjedhur me një më të lexueshëm.

Seagate përgatit hard disc të ri 6TB.

Sipas disa të dhënave Seagate do hedhi në treg, në tremujorin e dytë të këtij viti një hard disc të ri 6 terabyte.
Ky hard disc do jetë pjesë e serisë Constellation
ES.3 Megalodon dhe do jetë 3.5 inch.Nuk dihet akoma në qoftë se do jetë SATA apo SAS interface.
Do ketë 6 platters nga 1000 GB secili por gjer tani s'është bërë i ditur akoma çmimi.

Sunday 2 February 2014

Si sot është krijuar id Software

Para 23 vjetësh John Romero dhe John Carmack krijuan id Software, kompaninë që specializohej në lojërat FPS.
Kompania u bë e njohur me lojërat e saj Doom dhe Quake,
dhe qe ajo që lançoj e para teknologjine 3D te video lojërat.
Loja e parë që lançuan ishte Commander Keen, e cila ishte shareware (falas). Më vonë
punuan në zhvillimin e një game engine që të bazonin atje lojërat e ardhshme të kompanisë.
Pas një viti Doom hodhi në treg Wolfenstein 3D (1992) e më vonë Doom(1993) e Quake(1996).
Doom ka patur edhe dy vazhdime në 1994 dhe 2004 kurse Doom 4 është në zhvillim që nga 2008.
id Software e la të lirë kodin  e game engine-it kështu që secili mund të zhvillonte pistat e tij.
Lojëra të tjera të kësaj kompanie janë: Heretic dhe Hexen.
Në 2009 id Software është blerë nga ZeniMax Media dhe vazhdon punën e saj deri sot.